Transmetuar më 27-02-2018, 21:55

Identifikohen autorët e sulmit dhe goditjes së trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Strukturat e Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, identifikuan dhe arrestuan 2 persona.

Mësohet se në pranga kanë rënë Nehat Fojleta, 19 vjeç, banues në Shkodër dhe Sehar Xhenje, 21 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi më 22 shkurt 2018, rreth orës 17:00, në afërsi të fushës sportive, shtetasi Nehat Fojleta është afruar duke kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të futbollit "Vllaznia". 

Më pas ai është larguar me mjetin tip "Benz" me targa AA 282 KR.

Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Sehar Xhenje i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit.

Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe qëllimit të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd