
Një krim në familje është parandaluar nga policia e Dibrës, pasi burri ushtronte dhunë mbi gruan e tij dhe djalin, ndërsa i kërcënonte edhe me armë.
Mësohet se në pranga është vënë kryefamiljari Elez Mera, 59 vjeç, banues në fshatin Lishan i Poshtëm, Luzni të Dibrës.
Pas marrjes së informacionit, strukturat e policisë së Dibrës, janë organizuar menjëherë dhe kanë ndërhyrë duke parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, ndërsa kanë konstatuar se Elez Mera, po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes D. Mera, 58 vjeçe dhe djalit të tij K. Mera, 29 vjeç, duke i kanosur në mënyrë serioze për jetën nëpërmjet një arme gjahu.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut tip teke, me dy fishek, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.
Në fund të veprimeve hetimore u bë arrestimi i Elez Merës, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





