
“For You” titullohet kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”, këngë kjo e kënduar nga këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe nga ish-pjesëtari i ‘One Direction’, Liam Payne.
Padyshim është një sukses i vërtetë pasi kjo këngë për javëve me radhë ka kryesuar top listat botërore.
Por deri dje ka qenë në versionin audio, ndërsa sot u lançua edhe videoklipi i këngës.
Rita shkëlqen me dukjen e saj dhe fustani kuq e zi na emocionon akoma më shumë nga vetë fakti se është Rita, ajo që e vesh.
Nuk duhet harruar edhe Liam duket më së miri. Aktualisht, ‘For You’ është në ‘Top 10’ të ITunes në 40 shtete të botës, teksa në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, Austri, Francë, Meksikë, Sllovaki e Gjermani. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





