Transmetuar më 25-01-2018, 18:12

Nga aksidenti i tmerrshëm i trenit, në Milano të Italisë, ka mbetur i plagosur edhe një person nga Shqipëria. Ai ishte në tren në momentin e aksidentit, që përfundoi me tre të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Sipas mediave italiane, ai është një 43-vjeçar, i identifikuar me emrin Gjon Qafafiku, i cili po udhëtonte me tren kur ndodhi aksidenti.Burri u dëmtua lehtë në gjoks dhe u transportua në spitalin “Niguarda” në Milano. Gjoni e përshkruan kështu situatën tragjike: “Ne dëgjuam një zhurmë të madhe dhe fluturuam jashtë dritareve së bashku me sediljet.

Pas aksidentit, i ndihmova dy zotërinj të zbrisnin nga treni. Kuptuam që treni po ecte vetë, pa frena dhe jashte shinave. Ishte një katastrofë.

U bë copash. Dy vagona ishin pa drita. Kam 15 vite që marr atë tren. Treni lëvizte mbi gurë”, tha ndër të tjerash shqiptari. /k.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd