Transmetuar më 20-11-2017, 15:19

Këngëtarja me famë botërore Selena Gomez është shfaqur në ceremoninë e "American Music Awards", më ndryshe se asnjëherë tjetër.

Në jetën e saj së fundmi kanë ndodhur një sërë ndryshimesh, kështu që edhe për sa i përket pamjes së jashtme duhet të bënte një ndryshim.

Papritur, Selena ka vendosur të bëhet bionde. E veshur me një fustan të shkurtët të zi lëkurë, Selena ka çuditur fansat e saj në tapetin e kuq me look-un e ri. 

Gjatë eventit bukuroshja ka dalë në skenë e veshur edhe me një këmishë nate të bardhë dhe të shkurtër.

Veshja ishte aq e shkurtër, saqë gjatë rrotullimeve mbi makinën e vendosur në skenë mund të shiheshin të mbathurat e këngëtares. Pavarësisht kësaj, 25-vjeçarja duket mjaft në formë.

Kjo është hera e parë që Selena Gomez del në skenë pas transplantit të njërës veshkë. Këngëtarja ka preferuar që dalja e saj të tërheqë vëmendjen e mediave. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd