Transmetuar më 17-11-2017, 18:12

Pas disa kohë lidhjesh Serena Williams ka shkëmbyer më në fund unazat me bashkëshortin e saj, milionerin bashkëthemelues të Reddit, Alexis Ohanian.

Burime për Daily Mail bëjnë me dije se Serena ka zgjedhur si temë për dasmën e saj “E Bukura dhe Bisha”.

Deri më tani janë të pakta fotot që kanë dalë nga ceremonia e dasmës, por të njëjtat burime bëjnë me dije se Serena ka veshur dy fustane të ndryshme në ditën e saj më të rëndësishme të jetës.

Kampionia e tenisit ka nënshkruar një marrëveshje ekskluzive me mikeshën dhe drejtoren e Vogue, Anna Wintour dhe fotot do të publikohen vetëm në revistën e famshme.

Kim Kardashian, Venus Williams, Beyonce dhe shumë personazhe të tjerë të famshëm kanë qenë të ftuarit e asaj që mund të jetë edhe dasma e dekadës.

Tenistja e cila pak kohë më parë pohoi se do të dalë “në pension” kur të behej nënë, në të vërtetë është gati të kthehet për Australia Open në janar 2018, i njëjti turne i fituar vitin e shkuar kundër motrës së saj Venus, kur ishte pikërisht në pritje të ëmbël. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd