Transmetuar më 13-10-2017, 23:42

Nuk po ndalet teknologjia duke shkatërruar dhe ato pak kufij të mbetur.

E nëse ndodh edhe kjo, atëherë nuk ka më privatësi.

Një teknologji e re, po mundëson që kamerat e instaluara në telefonat tonë celularë të tipit smartphone, të përçojnë edhe muret duke lejuar depërtimin deri në shikim pas mureve.

Janë shkencëtarë të “MIT’s Computer Science and Artificial Intelligence Laboratory” (CSAIL), ata që kanë zhvilluar sistemin “CornerCameras”, i cili përdor kamera të zakonshme të smartfonëve për të parë se çfarë ndodhet prapa këndeve përmes ndryshimit të butë në drita dhe hije.

Katherine Bouman nga ky projekt tha: “Shpikja mund të ketë dobi praktike pasi mund të ndihmojë për shembull zjarrfikësit për të parë nëse ka njerëz në ndërtesa apo automjete, ndërkohë që ato digjen nga zjarri”.

Ajo shpjegon më tej: “Ideja bazë është e thjeshtë, çdo objekt reflekton dritën dhe më tej analizon me kujdes dritën në sipërfaqe, si dhe në afërsi të ndonjë këndi mund të shihet nëse diçka lëviz”.

Ndryshimet janë të padukshme për syrin e njeriut, por shkencëtarët kanë arritur t’i shohin përmes analizimit ose përshtatjes së xhirimeve me kamera të zakonshme, sikurse janë kamerat e modelit iPhone 5S.

Në fotot dhe videon dallohen qartë me shpjegimet përkatëse, risitë që po ndodhin.

Me kamerën e re të sofistikuar që synohet të hidhet së shpejti në treg, është përfshirë dhe përdorimi i njëkohshëm i lazerit, duke bërë të mundur që fokusi të depërtojë deri pas mureve duke na sjellë pamje sigurisht edhe shumë shkelëse të privatësisë.

Sa do të pranojnë njerëzit që të hidhet në treg celulari me kamera të tillë? Të shohim!