Transmetuar më 24-07-2017, 15:41

REPORTAZH MBI TRAFIKUN E TMERRSHEM TE FUNDJAVES RRUGA E VAJTJES NE AUTOSTRADE DHE KTHIMI GJIRI I LALZIT

Trafiku i çmendur i fundjavave, është makthi i kryeqytetasve që zgjedhin destinacionet bregdetare për të shijuar të shtunë-të dielën. Prania e shumë automjeteve në rrugën nga Tirana drejt Durrësit, veçanërisht drejt Gjirit të Lalzit ka sjellë një trafik të jashtëzakonshëm thuajse çdo fundjavë të stinës së verës.

Automjetet janë bllokuar gjatë në këto akse duke sjellë pakënaqësi tek udhëtarët, rradhë të gjata, orë të tëra në makinë nën diellin përvëlues, me fëmijë të vegjël. Policia ka ndërhyrë, por pa shumë sukses. Trafiku i rënduar vihet rè orët e para të ditëve të fundjavës përgjatë autostradës Tiranë-Durrës dhe orët e pasdites të kthimit, kryesisht përgjatë akseve nga Gjiri i Lalzit.

ZGJIDHJA

Më komodë duket se janë ata që zotërojnë një apartament në Gjirin e Lalzit, ata që e kanë luksin të nisen të premten mbrëma dhe të kthehen të dielën në mbrëmje, ose të hënën në mëngjes; ata që kanë mundësinë të qetësohen, të drekojnë apo darkojnë në shtëpinë e tyre, dhe të mos ndiejnë vapën apo trafikun.

Nëse ende nuk e keni zgjedhur shtëpinë tuaj buzë detit, keni mundësinë të vizitoni kompleksin “Vala Mar Residences”. Vetëm 40 km larg Tiranës, në bregdetin e artë të Hamallaj, Gjiri i Lalzit dhe i mbuluar nga gjelbërimi karakteristik i zonës plot pisha, Vala Mar Residences është një kompleks rezidencial e turistik, me vila, apartamente e shërbime, i ndërtuar nga shoqëria Mane TCI dhe investuar nga Grupi Balfin.

Apartamentet e kompleksit, të gjitha me pamje nga deti, janë projektuar në mënyrë funksionale sipas kërkesave të klientëve dhe kanë frymën e arkitekturës moderne, e cila nuk sfidon thjeshtësinë dhe bukurinë e natyrës.

Apartamentet janë përshtatur për çdo preferencë: Apartamentet e katit të parë përfitojnë truallin 25-75 m2, të cilin banorët mund ta shfrytëzojnë për të krijuar kopshte familjare dhe kënde barbekju; apartamentet e katit të dytë shijojnë hijen e pishave; ndërsa ato të katit të tretë kanë pamjen më të bukur nga deti. Të gjithë apartamentet përfshijnë një post parkimi brenda çmimit të shitjes.

Vala Mar Residences ofron shërbime lehtësuese për jetesën e qetë si: siguria 24 orë në 7 ditë të javës, apo mirëmbajta e ambienteve të përbashkëta nën menaxhimin e Mane TCI; shërbimet argëtuese që garantojnë një qëndrim të këndshëm: si hapësirat rekreative të gjelbëruara, ambiente dhe parqe lojërash për fëmijët, si edhe një shumëllojshmëri shërbimesh si market, bar-kafe, restorant, beach bar. Shëtitorja e cila diferencon kompleksin nga bregu i detit, është një projekt me vete që i bashkëngjitet kompleksit. Ajo do të ofrojë gjelbërim, rrugicë për biçikleta, stola, ndriçim, etj.

Me pak fjalë, ju mund të shijoni bregdetin e Gjirit të Lalzit, duke shmangur stresin e trafikut, rrugës, lodhjes dhe vajtje-ardhjeve nga e shtuna në të dielë, por edhe mund të investoni në një apartament që mund ta shijoni gjatë gjithë vitit.

Mane TCI ofron paketa financimi deri në 70% të vlerës së apartamenteve dhe kështu, ju mund të shijoni këtë oaz çlodhjeje dhe relaksi, për vetëm 262 euro/muaj.

Për të kontaktuar, telefononi në +355 662020073, shkruani email në [email protected], ose vizitoni faqen zyrtare: www.valamarresidences.al.