Transmetuar më 01-07-2017, 10:00

Mesnatën e mbrëmshme u vra me armë zjarri një mjek në qytetin e Shkodrës. Pas mbërritjes së policisë, në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca për të marrë trupin e viktimës, por mjeti ka pësuar një defekt në nisje.

Është dashur ndihma e policëve dhe banorëve për ta shtyrë ambulancën që të nisej. Shpeshherë defekt apo vonesat e ambulancave mund të jenë vendimtare për jetën e të plagosurve apo lënduarve.

Kërkimet për autorin e ngjarjes janë duke vazhduar, ndërsa bëhet me dije se ai është arratisur nga banesa e tij.

Dritan Ymeraj jetonte i vetëm në banesën ngjitur me atë të viktimës. 26-vjeçari ishte parë ti drejtohej banesës menjëherë sapo kishte qëlluar dy herë me pistoletë mjekun Ilir Aliaj në sy të djalit të tij 16 vjeçar.

Kjo ka bërë që edhe policia të dyshojë se ai ishte mbyllur brenda. Por ka rezultuar që ai fill pas vrasjes është larguar me mjetin e tij në drejtim të paditur. RENEA dhe FNSH janë pozicionuar në pika të ndryshme të Shkodrës, pasi dyshohet se Ymeraj mund të jetë fshehur tek ndonjë i afërm i tij. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd