Transmetuar më 19-02-2017, 22:05

Të nderuar lexues gjeni më poshtë horoskopin për të 12 shenjat zodiakale për javën nga e hëna 20 shkurt deri të dielën 26 shkurt 2017.

Sa i përket dashurisë, kjo javë është goxha e përshtatshme për Ujorin, por edhe për Luanin dhe Virgjëreshën. Më keq shfaqet Demi.

DASHI

Një kohë e mirë po vjen për ju. Shfrytëzojeni sidomos në fundjavë kur Hëna do të kalojë te Peshqit.

Horoskopi javor nis jo me fort fat për shumë nga ju. E hëna 20 do të vlerësohet vetëm me 2 yje sa i përket fatit për ju, e marta po ashtu. Kurse nga e mërkura 22 si dhe datat 24 e 26 shkurt i gjeni me katër yje dhe datat 23 e 25 shkurt me 5 yje.

DEMI

Javë jo fort e këndshme për ju në aspektin e punës por edhe në përgjithësi. Të hënën më 20 shkurt nisni javën me tre yje ashtu si dhe të martën që është e njëjta gjë.

Akoma më keq e enjtja 23.

Sa i përket të dielës 26 shkurt, ajo duket të jetë më e mira për gjërat tuaja, sidomos në aspektin sentimental.

BINJAKËT

Pak si jashtë parashikimeve horoskopi javor për ju. Nuk duket të mbështeteni shumë nga planetët dhe yjet.

Megjithatë 21 dhe 25 shkurt duken ditë të mira me 5 yje, të përshtatshme për t’u marrë me gjëra “të rënda”.

Kurse e hëna 20 dhe 24 shkurti si dhe data 26 janë jo keq. Për t’u pasur kujdes është data 23 e mërkurë dhe ajo një ditë më herët.

Bëni kujdes në lidhjet sentimentale sepse disa çifte mund të përballem me telashe këtë javë.

GAFORRJA

Kjo javë për ju është e mirë nga fillimi deri në fund.

E duke qenë ditë të mira thuajse të gjitha, hapni sytë vetëm më 25 shkurt.

E gjatë kësaj periudhe, mos ngurroni të dëgjoni këshilla nga njerëz të mirë.

LUANI

Edhe për ju kjo javë është e mirë. Sidomos në aspektin sentimental.

Ditë ideale 20 dhe 22 shkurti.

Të shtunë më 24 ju mbërrin papritur një ditë e shkëlqyer.

VIRGJËRESHA

Javë me ditë plot ulje-ngritje duket kjo e juaja.

Të hënën e të mërkurën nuk ka pse të shqetësoheni fort për harmoninë në çift.

Por shmangni të shtunën 25 dhe të premten 24.

PESHORJA

Një javë jo fort për t’u përshëndetur kjo e juaja. Sidomos në fundjavë kurse ditët e para nuk janë dhe aq keq.

Kujdes duhet të bëni të dielën 26 sidomos, ditë kur nuk duhet t’ju mungojnë mirëkuptimi.

AKREPI

Kush janë ditët më të mira të kësaj jave për ju? Padyshim 21 dhe 26 shkurti, shumë të favorizuara për ndjenjat dashurore.

Kurse për çështje pune, dokumente e burokraci të tjera, ditët më të përshtatshme i keni më 22 dhe 25 shkurt.

SHIGJETARI

Ditë të mira për ju gjatë kësaj jave 20 deri 26 shkurt.

Megjithatë bëni kujdes në fundjavë pasi gjërat nuk duken fort mirë, sidomos të premten 24 dhe të shtunën 25.

BRICJAPI

Ditë të mira për ju, janë 21 dhe 24 shkurti.

Kurse e diela 26 duket të jetë një ditë e probleme.

Kujdes bëni edhe të enjten.

UJORI

Kjo javë për ju është ndër më të mirat. Me një Hënë të mrekullueshme tek Ujori, sidomos më 23 shkurt që ju sjell dhe ditën më të mirë.

Një ditë që favorizon shumë lidhjet dashurore dhe ritakimet.

Edhe fundjava është juaja. Me momente surprizash sidomos në raportet ndërfamiljare dhe me miqtë.

PESHQIT

Java nis jo fort mirë për ju Peshqit dhe vazhdon kështu deri në mesjavë.

Por më tej duket se gjërat ndryshojnë.

Hëna te Mërkuri ju sjell 26 shkurtin si ditën më të mirë.

Sa për ditët më pak të përshtatshme dhe të këndshme për ju, ato duket të jenë 21 dhe 22 shkurt. /noa.al/