Transmetuar më 08-01-2017, 21:03

Ndërron jetë aktori i njohur i humorit kosovar, Hasan Gashi.

Aktori Gashi, i cili ka spikatur në role të ndryshme, ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së sotme.

Këtë e ka bërë të ditur miku dhe kolegu i tij Rasim Thaçi, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë i Rasim Thaçit:

“Papritmas ndërroi jetë shoku im , Hasan Gashi. U prefsh në paqe shoku im dhe gjithmonë do të kujtojmë me shumë mall.”

Hasan Gashi për publikun e gjerë ka qenë i njohur si ‘Hasan Kungji’./noa.al/