Transmetuar më 08-01-2017, 12:54

Sarandë, 8 janar 2017, NOA.al- Një person është gjetur i vdekur në Sarandë në një banesë të braktisur.

Viktima Leonard Beqiri 54 vjeç, dyshohet të ketë gjetur vdekjen prej të ftohtit dhe kequshqyerjes.

Ai u gjet gjatë së dielës në kushte të mjerueshjme dhe acari në një banesë të braktrisur në lagjen nr.2. Mësohet se ai jetonte i vetëm si endacak dhe se nuk kishte familje, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të mëtejshme rreth kësaj ngjarje, për shkak se dyshohet që ai të ketë qenë i alkoolizuar. Policia konfirmoi se vdekja e tij ka ndodhur në orën 11:45, në spitalin e Sarandës. 53-vjeçari banues në lagjen nr.1 Sarandë, ishte dërguar në spital nga patrulla e policisë ditën e djeshme.

Nga hetimet paraprake të policisë, ka rezultuar se ky shtetas ishte përdorues i pijeve alkoolike.

Gjithashtu, sipas mjekëve, vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për shkak se u gjet mes të ftohtit.

Me rastin e të ndjerit Beqiri, shkon në dy numri i viktimave prej të ftohtit, pasi ditën e djeshme një tjetër person gjeti vdekjen në Durrës.

I ndjeri, Arben S., 38 vjeç, banues në Durrës, u gjet i pajetë gjatë së shtunës në lagjen Nr.17 të qytetit bregdetar.

Nga këqyrja e kufomës mësohet nuk janë evidentuar shenja dhune. Pasi është identifikuar në listën e personave pa banesë, 38-vjeçari që nihej në zonë me emrin Beni, është kërkuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga specialistët e zonës dhe shërbimet e rendit për ta sistemuar në ambientet e Policisë, por nuk është mundur të gjendet i gjallë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd