Tiranë, 8 janar 2017, NOA.al- Moti i keq dhe temperaturat e acarta të cilat kanë mbërthyer prej ditësh vendin tonë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, e diel, kanë arritur kulmin.
Në zonat bregdetare termometri ka shënuar -3 gradë, në zonat e ulëta -7 gradë, ndërsa në zonat malore -25 gradë celciues.
Temperaturam më e akullt u shënua në Dibër e Bulqizë me -25 gradë celciues dhe në Fushë Arrëz, ku termometri shënoi -19 gradë celcius, duke sjellë probleme në furnizimin me ujë, për shkak të ngrirjes së tubave. Një banor i Kukësit sjell për noa.al, një fotografi të temperaturës ku shënon -26 gradë celcius.
Për shkak të dëborës dhe akullit një pjesë e fshatrave në Pukë, Dibër dhe Kukës vijojnë të jenë ende të bllokuara.
Edhe në Tiranë, mëngjesin e sotëm u shënua i ftohtë rekord me -9 gradë celcius, duke bërë që rrugët të mbulohen nga akulli.
Situata e motit të keq pritet të vijojë deri në mesin e javës së ardhshme, ndonëse do të shënohet një rritje e lehtë me 1-2 gradë celcius. Për këtë arsye, këshillohet që të shmangen sa më shumë lëvizjet dhe të qëndrohet në ambiente të ngrohta./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd