Transmetuar më 21-12-2016, 10:00

Pak ditë më parë Matteo Renzi u dorëhoq si Kryeministër i Italisë. Por tashmë që ndodhet larg politikës, ai është fotografuar duke bërë pazar me bashkëshorten Agnese, në një supermarket në Pontassieve.

Dorëheqja e tij u dha pas humbjes në referendumin ku mbështeste ndryshimet kushtetuese.

I veshur me xhinse e xhup, ai u fotografua duke shtyrë karrocën e mbushur me ushqime, mes tyre edhe panetonen që përdoret për festat e fundvitit.

Renzi duket se në këtë mënyrë duket se po shpërqendrohet nga politika, duke ju përkushtuar familjes dhe të birit Emanuele./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd