Transmetuar më 04-05-2016, 10:05

Shkodër, 4 maj 2016, NOA.al- Tre persona në Shkodër, vjedhin një lokal në Velipojë. Gjatë ditës së djeshme u bë ndalimi i 21- vjeçarit Hermes Beqiri, i 24- vjeçarit Gjergjino Peraj dhe i 26- vjeçarit Damir Hebovija, që të tre me banim në Shkodër.

Ata akuzohet se gjatë natës duke u gdhirë e marta, kanë vjedhur në Velipojë në lokalin e 61- vjeçarit B.K., banues në Shkodër një aparat marka “Eko”, me vlerë 450 euro, një makinë grirëse mishi dhe pije të ndryshme freskuese me vlerë 100 mijë lekë të vjetra, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Tre të rinjtë akuzohen për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, ndërsa në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd