Transmetuar më 05-08-2015, 09:44

Korçë, 5 gusht 2015, NOA.al- Një sherr i nisur në ambientet e një lokali në Korçë, ka përfunduar me dy të plagosur.

26 vjeçari Maldin Isufi me banim në Plasë të Korçës u arrestua, pasi mbrëmjen e kaluar në lokalin e tij në qendër të fshatit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me kaçavidë K.L., 22 vjeç dhe  XH.L., 20 vjeç, që të dy banues në Plasë.

Dy të rinjtë u dërguan për mjekim në spital ku pas ndihmës së marrë janë jashtë rrezikut.

Në ngarkim të Isufit materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd