
Tiranë, 8 shkurt 2015, NOA.al – Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë kësaj jave do të fillojë një mënyrë e re e pagesave të faturave të energjisë elektrike. Bëhet fjalë për pagesat online, e madje edhe nëpërmjet telefonit.
Sipas z. Rama kjo mënyrë e re pagese do të bëhet për të shmangur radhët e gjata e të pafundme, të 20 viteve të fundit.
“Këtë javë gati për të mundësuar pagesën e energjisë online, edhe përmes celularit, për të shmangur më në fund radhët pafund të 20 vjetëve”, – lajmëron kryeministri Edi Rama për mes këtij shkrimi në Facebook. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





