Transmetuar më 31-01-2015, 20:25

"Telefonatë Zemrash" titullohej bashkëpunimi me të cilin Françesk Radi dhe Mariza Ikonomi janë prezantuar në festivalin e 33-të të Radio Televizionit Shqiptar. E pikërisht në sajë të këtij dueti, Mariza u bë e njohur.

Mariza Ikonomi ka bërë një postim në llogarinë e saj të Instagram-it, ku shihet së bashku me kantautorin Françesk Radi dhe bashkangjitur fotografisë, ajo shkruan:

"A mund t’ja shuajm diellit at zjarr, a mund ta shterim nje oqean, ashtu nuk treten ndjenjat e tyre , le te jene sado larg …"

Dhe bëhet fjalë për tekstin e këngës "Telefonatë Zemrash", projekt muzikor me të cilën Mariza u prezantua për herë të parë në një festival.

Nuk dihet nëse dyshja do të sjellë ndonjë bashkëpunim apo është thjesht një takim pas 23-vitesh, të cilin Mariza ka dashur ta ndajë me fansat e saj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd