Transmetuar më 18-01-2015, 15:10

Londër/Angli, 18 janar 2015, NOA.al – Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ekspozitën me punimet e dy artistëve shqiptarë, Edi Hila dhe Adrian Paci, titulluar “Monumente të Mundshëm Ardhmërisht të Parealizuara”, e cila u riçel edhe në mjediset e shkollës së arkitekturës, Architectural Association (AA), në Londër.

Rama e vlerësoi këtë ekspozitë si një tjetër rast “për të rrëfyer përsëri, me fjalë e me vepra, Shqipërinë që ka nisur të njihet e shihet me sy tjetër”.

Për organizatorët e Architectural Association, ekspozita nuk përfaqëson thjesht një bashkëpunim të tashëm, por një urë për të ardhmen, për t’i folur sa më shumë njerëzve edhe përmes artit.

Një nga drejtueset e shkollës u shpreh se “Architectural Association” është shumë e lumtur që ka organizuar këtë ekspozitë. “Ekspozita u prit mjaft mirë, pati një prezencë të lartë studentësh dhe profesorësh. Shtypi i huaj ka pasur interes të veçantë për këtë ekspozitë. Edhe vetë prezenca e Kryeministrit Edi Rama ka ndikuar në këtë dhe roli i tij si mbështetës i vazhdueshëm i punës së artistëve, por dhe i arkitektëve, solli interes të madh edhe në leksionin e sotëm në AA”, –  tha kuratorja Turani.

Edhe kuratori italian, Stefano Rabolli Pansera u shpreh se ishte shumë e rëndësishme të rishikoheshin këto dialektika midis një mjeti tjetër shprehës dhe gjeneratave të ndryshme artistesh nga Shqipëria. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd