Transmetuar më 19-08-2014, 23:58
Zhvillimi i Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2018 në Rusi do të kushtojë jo më pak se 20 miliardë dollarë amerikanë, ose dy herë më tepër se sa kishte thënë presidenti rus, Vladimir Putin, atëherë kur u shpall kjo garë, në vitin 2010. Pohimi u bë sot nga Kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev.

Ndërkohë, Rusia thotë se nuk do ta ndryshojë planin për mbajtjen e Kupës Botërore në Futboll në vitin 2018, në 12 stadiume në pjesën evropiane të Rusisë, shumica e të cilëve janë riparuar ose paraqesin ndërtim të ri.

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, kishte sugjeruar muajin e kaluar, që numri i stadiumeve të ishte jo më shumë se dhjetë.

Ministri i sportit i Rusisë, Vitaly Mutko, tha sot se “koncepti sipas të cilit, në 12 stadiume në 11 qytete do të mbahen takimet e Kampionatit Botëror, nuk do të ndryshojë”. Ai ka pohuar se FIFA rekomandon 10 stadiume në nëntë qytete, përfshirë edhe dy terrene në Moskë”.