Transmetuar më 31-07-2014, 19:30
Valon Behrami largohet nga ekipi italian, Napoli. Mediat zvicerane raportojnë se Behrami i thotë lamtumirë Napolit, për të vazhduar karrierën në Hamburg.

Mesfushori shqiptar me prejardhje nga Kosova, sipas Blick.ch, ka rënë dakord me ekipin e Hamburgut dhe sot pritet që ti nënshtrohet kontrollit mjekësor.

Mesfushori deri më tani ka luajtur në disa ekipe, si: Lugano, Zvicër 2002-03, Genoa, 2003-2005, Verona, 2004-05, West Ham, 2008-2011, Fiorentina, 2011-12 dhe Napoli, 2012-14.

Largimi i tij do të jetë një handikap i madh për ekipin napolitan, ndërkohë, ka gjasa që të largohet edhe Blerim Xhemaili.

Në Bundesligë luajnë edhe, Xherdan Shaqiri dhe Ylli Sallahi për Bayernin, Admir Mehmedi për Freiburgun, Mërgim Mavraj për Kolnin, Alban Meha për Paderbornin, Donis Avdijaj për Schalke, Granit Xhaka për Moenchengladbach, etj.