Transmetuar më 28-05-2014, 10:11

Një artist i ri bëri diçka vërtetë të pabesueshme. Artisti nga Norvegjia zjeu një brinjë të tij dhe e hëngri atë duke e shoqëruar me disa patate.

Ai e shoqëroi ushqimin me një gotë verë, ndërsa mishin e brinjës, e vlerësoi si të ishte i një qengji.

25 vjeçari Alexander Selvik Wengshoel, e bëri pjesën e brinjës së tij, pjesë të artit, duke treguar për mediat momente të operacionit për heqjen e saj.

Wengshoel thotë se iu desh një vit që të bindte doktorët që të kryenin ndërhyrjen kirurgjikale për të hequr brinjën.

“E përgatita darkën gjatë kohës që e dashura ime ishte në punë, doja ta shijoja këtë moment i vetëm”, thotë 25 vjeçari.

Wengshoel kishte lindur me deformim në kocka dhe pas një seri operacionesh të dështuara, ai vendosi që ta zëvendësojë brinjën që i bllokonte funksionet e tij lëvizëse./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit