Me një trup si i saji, askush nuk mund të rezistojë. Modelja moldave Olga Kent është fotografuar në plazhet e Miam Beach, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa pushonte buzë detit.
Ndonëse nuk ishte në asnjë situatë jonormale dhe komprometuese, Olga tërhoqi vëmendjen e fotografëve falë asaj që çdo femër do të donte të kishte, trupin mahnitës dhe të tonifikuar.
Ajo i nisi pushimet në 8 janar, dhe duket se do të zgjasin edhe disa ditë të tjera.
25 vjeçarja e cila “çmend” me format e saj, dukej e relaksuar teksa mbante veshur bikini super të vogla, duke u shfaqur vërtetë ndjellëse.
Kent është vlerësuar si një nga modelet me trupin më të bukur në botë, duke bërë që të tërheqë vëmendjen kudo që shfaqet./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd