

Aktori i famshëm i “Tso and a Half Men”, Ashton Kutcher, është aktori më i paguar i serialeve televizive për vitin 2013, duke ruajtur pozicionin që mbante edhe në vitin 2012.
Në klasifikimin e “Forbes”, Kutcher renditet si aktori më i paguar i serialeve me plot 24 milionë dollarë për interpretimin e rolit të Walden Smith.
I dyti në radhë vjen Jon Cryer me 21 milionë dollarë, ndërsa i treti në radhë Ray Romano, me 16 milionë dollarë.
Renditja e aktorëve më të paguar:
1- Ashton Kutcher- 24 milionë dollarë
2- Jon Cryer- 21 milionë dollarë
3- Ray Romano – 16 milionë dollarë
4- Neil Patrick Harris- 15 milionë dollarë
4- Mark Harmon – 15 milionë dollarë
6- Patrick Dempsey-13 milionë dollarë
7- Tim Allen- 11 milionë dollarë
7- Angus T. Jonese-11 milionë dollarë
9- Michael C. Hall- 10 milionë dollarë
9- Charlie Sheen-10 milionë dollarë. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





