Transmetuar më 15-10-2013, 03:01

Shlyerja e borxheve që qeveria i ka biznesit duket se do t’i kushtojë shtrenjtë buxhetit jo vetëm në vitin 2014, por edhe në vitet pasuese. Plot 400 milionë

euro është shuma që vetëm ministria e Punëve Publike ka si fatura të papaguara ndaj kompanive.

Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, në një intervistë për “Vizion+”, ka sqaruar strategjinë që do të ndiqet për shlyerjen e këtyre detyrimeve.

Nga ana tjetër rruga që i kushtoi i buxhetit të shtetit 1 miliard euro, Durrës-Kukës ende nuk ka përfunduar. Haxhinasto deklaroi se, nevojiten ende miliona euro të tjera.

Ndërkohë, që bashkë me Bankën Botërore dhe korporatën ndërkombëtare financiare do të negociohet për të dhënë me koncesion mirëmbajtjen e saj.

Ndonëse ende nuk ka një shifër zyrtare, sipas studimeve të kryera deri në 5 euro ose 700 lekë parashikohet të jetë pagesa për çdo shofer që do të kalojë në këtë autostradë.

Kjo është shifra më e lartë krahasuar me fqinjin Mali i Zi, ku pagesat e autostradave janë aktualisht 08 dhe 1.3 euro.

Ideja për herë të parë u hodh nga qeveria "Berisha" ku sërish LSI ishte pjesë e saj dhe atëherë u diskutua e njëjta tarifë e mundshme, 5 euro. Kjo shifër nga qytetarët konsiderohet shumë e lartë për kushtet e Shqipërisë dhe krahasuar me vende të rajonit.

Haxhinasto u ndal edhe tek siguria rrugore, e cila do të jetë një ndër sfidat e punës së tij. Në ditët në vijim pritet të merret një paketë masash për të rritur sigurinë dhe për të ulur aksidentet në rrugë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit