
Të dhënat po ngarkohen...

Ka ndërruar jetë, njeriu i fundit besnik i Hitlerit, Rochus Misch, i cili ka qenë në të njëjtën kohë edhe truproja e tij. Dhe që ka rrëfyer orët e fundit të ish-diktatorit nazist në bunkerin e tij, bashkë me Evën, të dashurën e tij.
Mësohet se ai vdiq dje në shtëpinë e tij në Berlin, pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 96-vjeçare. Teksa ishte edhe dëshmitari i fundit përë ditët e fundit të Hitlerit para përfundimit të luftës së Dytë Botërore.
Misch ishte për pesë vjet si truproja e Hitlerit (1940-1945) e ishte me të edhe në orët e fundit, teksa ishte edhe sekretar i tij. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
