Transmetuar më 04-04-2013, 21:25
Shkup, 4 prill/NOA/Naser Pajaziti - Në Shkup janë shfaqur fotografitë e monumentit gjigant të nobelistes dhe humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Terezë. Fotografitë janë siguruar nga portali “Libertas”, ndërsa drejtoria e Muzeut të Shkupit ka theksuar se do të kërkojë shpjegime se si është arritur fotografimi i modelit se si do të duket monumenti i Nënë Terezës.

 Drejtoria e Muzeut ka kontrolluar sot telefonat celular të punonjësve, por nuk ka arritur akoma të zbulojë se si është arritur fotografimi i modelit të monumentit.

Investimi është dhuratë nga miliarderi indian dhe kryetar i grupit "Sahara India Parivar," Subrata Roy, një biznesmen diskutueshëm emri i të cilit lidhet me afera të shumta financiare. Monumenti do të jetë madhështor me një lartësi prej 32 metra, dhe do të jetë në pjesën qendrore të sheshit të Shkupit në afërsi të monumentit të Aleksandërit të Madh. Kryeministri Nikolla Gruevski nga fundi i janarit të këtij viti promovoi fillimin e punimeve për vendosjen e monumentit për Nënë Terezën.n.p/noa.al