Transmetuar më 02-03-2013, 09:15

Bashid McLean

Bashid McLean 23 vjeç, nga Bronx, New York, akuzohet për vrasjen e nënës 52 vjeçare Tanya Bird, si dhe për gjymtimin e kufomës së saj.

Tezja e tij, Cassandra McLean, pretendon se djali kishte planifikuar prej vitesh vrasjen e nënës së tij dhe se muaj me radhë hulumtonte mënyra se si të fshihte dëshmitë dhe provat e vrasjes.

Gjatë kontrollit të policisë në apartamentin e ekzekutorit, u zbuluan gjurmë gjaku në perde dhe dysheme të cilat Bashid i kishte larë me detergjent.

Si bashkëpunëtor në vrasje policia po heton edhe një shokun e Bashid, 26 vjeçarin William Harris, i cili e ka ndihmuar për të copëtuar trupin e gruas.

Pas vrasjes 23 vjeçari bëri edhe fotografi me kokën e nënës së prerë, por këto pamje cilësohen si tepër të rënda nga hetuesit, ndaj është bllokuar publikimi i tyre. a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit