

Korçë, 26 dhjetor 2012, NOA- Ervis Abeshi 22 vjeç, në tentativë për të zgjidhur problemet e pronësisë me gjyshin e tij, i ka vënë flakën shtëpisë së këtij të fundit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ku 22 vjeçari nga fshati Orman i Korçës, për motive pronësie, i ka vënë zjarrin kuzhinës në banesën e gjyshit të tij 73 vjeçarit me iniciale V.M, duke e djegur plotësisht.
Më pas i riu është larguar duke marrë me vete dhe një armë gjahu çifte, në pronësi të gjyshit të tij, ndërsa është ndaluar pak orë më vonë.
Nga verifikimet e policisë në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një bidon plastik 1.5 liter, me benzinë, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së gjahut.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





