Transmetuar më 19-11-2012, 09:07

Zvicër, 19 nëntor 2012, NOA – Blerta Pajaziti ish-studente e Universitetit të Europës Jug Lindore nga Tetova e Maqedonisë, e cila aktualisht është në përfundim të studimeve posdiplomike në fushën e Menaxhimit pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Luganos në Zvicër, është zgjedhur studentja më e mirë.

Çdo vit, Universiteti i Luganos në bashkëpunim me kompani globale të cilat janë pjesë e rrjetit “Network USImpresa”, ndajnë bursa për studentët më të mirë të çdo drejtimi post-diplomimi. Bursat, secila me vlerë 4.000 franga zviceriane, janë krijuar për të promovuar dhe për të nxitur trajnimin e burimeve njerëzore me kualifikim të lartë.

Çmimi është i bazuar ekskuzivisht në kritere akademike dhe përzgjedhja bëhet në fund të sesioneve të provimeve të vitit të parë, në fund të tetorit. Për të shpërndarë këto çmime, Univerziteti i Luganos (USI) organizon ceremoni publike për dhënien e çmimeve, duke përfshirë mediat dhe kompanitë anëtarë të rrjetit USImpresa. Këtë vit ceremonia u zhvillua me 13 Nëntor me ç’rast u shpallën fitues 12 studentë nga 12 drejtime Master, të nacionaliteteve të ndryshme : 2 nga Zvicra, 6 nga Italia, 1 nga Austria, 1 nga Gjermania, 1 nga Maqedonia, 1 nga Kanadaja

Studentja Pajaziti në Maj të këtij viti, bashkë me grupin e saj universitar prezantoi një biznes plan para Nobelistit Mohammad Yunus.

a.k/noa.al