Transmetuar më 27-01-2012, 08:51
Shkup, 27 janar 2012, NOA - Tre kandidatura nga radhët e shkencëtarëve shqiptarë janë propozuar për anëtarë të rregullt të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).

Ndër 35 kandidaturat e dorëzuara, kandidatët shqiptarë janë: prof.dr. Abdulmenaf Bexheti, prof.dr. Qemal Murati dhe prof.dr. Fatmire Lumani. Në mesin e kandidaturave janë edhe kandidatë të komuniteteve tjera si Gazanfer Bajram - studiues turk dhe dy kandidatë të komunitetit serb.

Nga ASHAM theksuan se njësitë e këtij institucioni shkencor do të studiojnë dhe analizojnë çdo kandidaturë, pasi që ato vijnë nga fushat e ndryshme, dhe më pas do të merret vendimi për pranimin e ndonjërën prej tyre.

Nga muaji prill do të dihen emrat e kandidatëve të pranuar si anëtarë të rregullt të ASHAM. Në radhët e kësaj akademie deri tani janë vetëm dy shqiptarë: Alajdin Abazi si anëtarë i rregullt dhe Ali Aliu si anëtarë i jashtëm.

NOA/INA