Transmetuar më 17-01-2012, 09:16

Shkup, 17 janar 2012, NOA – Në Maqedoni prej sot do të nisin aktivitetet për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe Ditës së Flamurit.

Aktiviteti qendror do të jetë sot vendosja e gurthemelit për sheshin Skënderbeu në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Në këtë ceremoni që organizohet nga komuna e Çairit do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Me këtë rast është bërë tradicionale të shënohet edhe Flaka e janarit, më 17 janar, për nder të përkujtimit të vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës para 30 viteve, që korrespondon me 30 vjetorin e organizimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, e cila ishte bartëse e aktiviteteve politike e më pas ushtarake dhe iniciatore e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, i cili është pjesë e këshillit organizativ ka theksuar se do të sigurohen mjete nga buxheti shtetëror i Maqedonisë për të shënuar këtë 100 vjetor të pavarësisë së shtetit shqiptar. (INA