Transmetuar më 20-05-2010, 16:48

Tiranë, 20 Maj 2010 NOA – Mero Baze refuzon të përballet me Rezart Taçin, në seancën e sotme gjyqësore. Gjyqtari i çështjes Petrit Çomo vendosi që të thërrasë sërish si dëshmitar Bazen së bashku me kolegët e tij Andi Bushati, drejtues i emisionit të Vizion Plus “Zonë e Ndaluar” dhe Arban Hasani, drejtor i lajmeve të Vizion Plus, të cilët nuk ishin paraqitur në seancën e sotme gjyqësore për të dhënë shpjegime në procesin gjyqësor në ngarkim të Rezart Taçit dhe dy truprojave të tij, Irgen Selfo dhe Bledar Lilo.

Në fletëthirrjen e djeshme dëshmitari Arban Hasani shpjegonte se deri në 20 maj nuk do të ndodhej në Shqipëri, ndërsa shtonte se i qëndronte pikë më pikë dëshmisë së dhënë përpara organit të akuzës.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit