Transmetuar më 06-05-2024, 23:45

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e emisionit “Open” ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me dinamikën e asaj që dyshohet se ka qenë vetëvrasja duke u hedhur në lumin Buna e një nëne së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur.

Hajdarmataj u shpreh se ka dyshime lidhur me hedhjen e dyshuar nga ura e Bunës, e cila sipas tij është me parmakë hekuri të cilët duhet të kapërcehen nëse dikush do të hidhet në ujërat e lumit.

Sipas tij kjo lë hije dyshimi në mundësitë praktike të nënës me 3 fëmijë për ta kryer këtë akt.

Po ashtu ai u shpreh dyshues duke thënë se nuk është e qartë deri në cilën distancë është ndjekur ajo nga kamerat e sigurisë, pasi deri afër Bunës sipas tij ka lokale dhe banesa.

“Në vlerësimin e situatës mendoj se ka shumë pikëpyetje që duhet t’i hedhim ose nuk i kemi të zbardhura. Nëse diskutojmë rastin nëse një grua merr 3 fëmijë dhe do hidhet nga një urë. Nëse është ura e vjetër e Bunës, është me parmak hekuri që duhet t’i kapërcesh që të bësh këtë akt. Kjo më lë një hije dyshimi që një nënë të ketë mundësi praktike për ta kryer këtë akt të rëndë.

E dyta që më lë një hije dyshimi është se nuk jemi njohur deri në cilin moment ose gjatësi të rrugës është ndjekur nëna me fëmijët nga kamerat e sigurisë. Mund edhe fëmijët t’i kenë shkuar fëmijët mbrapa mamasë, por i vogli do e kishte më të vështirë se vajzat. Nuk përjashtoj asnjë lloj piste.

Deri afër Bunës ka lokale dhe banesa. Nuk e di nëse policia ka evidentuar deri në cilën distancë është pikasur e ndjera me fëmijët”, u shpreh ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd