Transmetuar më 06-05-2024, 23:34

TIRANË- Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Opinion” në TV Klan u trajtua tragjedia e rëndë e Shkodrës, ku një nënë u vetëhodh së bashku me tre fëmijët e mitur në lumin e Bunës. I ftuar në lidhje skype mbrëmjen e sotme ishte Drejtori i Policisë Shkodër, Edmond Sula.

Ai ka bërë një përmbledhje të gjithë ngjarjes qysh nga momenti i kallëzimit të bërë nga Erdgys Arrazi për zhdukjen nga banesa të gruas dhe tre fëmijëve deri te momentet që po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Almës dhe djalit të mitur.

Drejtori i policisë shprehet se kërkimet policore filluan që në momentin e kallëzimet. Të shtunën në orët e mbrëmjes është marrë një telefonat nga një peshkatar, i cili rrëfen gjetjen e trupit të një vajze të mitur në bregun e lumit Buna. Nga ky moment ka nisur kontrolli në lumin Buna dhe po hetohet pista e vetëhedhjes së nënës me tre fëmijët e mitur.

Sulaj shprehet se referuar kamerave të ambienteve të jashtme të lokalit, vërehet Alma Arrazi që e cila së bashku me tre fëmijët drejtohet për nga ura. Ai thotë se për shkak të errësirës, kamerat e ndodhura në urë nuk kanë mundur të tregojnë diçka.

Pyetjes se pse policia është e përqendruar vetëm te pista e vetëhedhjes dhe jo të vrasjes, drejtori Sulaj u përgjigjë kështu:

“Me gjetjen e fëmijës së parë, dhuna është shkaku i kësaj ngjarje. Dy vajzat e mitura nuk kanë patur shenja dhune. Gjithashtu edhe nga ana e bashkëshortes nuk ka asnjë denoncim. Hetimet vazhdojnë intesivisht. Deri tani është pista e vetëvrasjes. Kërkimet janë duke vazhduar edhe në momentin që ne po flasim.”

Edgys Arrazi nuk është lejuar nga policia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të vajzës së tij 9-vjeçare. Ngjarja është sensitive, tronditja e familjarëve për personat e zhdukur…Ndaj e bëri te pamundur faktin të merrte pjesë në ceremonin mortore. Edhe kërkesa ka ardhur shumë vonë, çka e bëri të pamundur shoqërimin e tij nga ana e policisë deri në ceremoni.

Marrë nga Opinion

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd