Transmetuar më 06-05-2024, 16:27

Palombarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të fëmijës së dytë në lumin Buna ndërsa vijojnë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër. Është gjetur trupi i vajzës së dytë, 8 vjeçe.

Ndërkaq, ditën e djeshme një prej peshkatarëve në lumin Buna gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares Ergesa.

“E gjeta në fund të pyllit, isha duke gjuajtur për peshk, veç kur e pashë”, shprehet ai shkurtimisht, i tronditur prej ngjarjes së rëndë.

Ngjarja e rëndë tronditi Shkodrën dhe mbarë vendin kur 39-vjeçarja Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj është hedhur në lumin Buna.

Për ngjarjen policia ka arrestuar babin e të miturve, Erdgys Arrazi.

Sipas autoriteteve, dyshohet se nëna është vetëmbytur duke marrë me vete përmes hedhjes nga ura e Bunës edhe tre fëmijët e saj.

Dyshimet janë se ky veprim ështëndërmarrë për shkak të dhunës sistematike që Ergys Arrazi ushtronte ndaj tyre.

39-vjeçarja Alma Arrazi, prej 3 ditësh ishte larguar nga banesa, së bashku me 3 fëmijët.

Njësia e specializuar e RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarët e zonës janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna, ku dyshohet të jetë vetëmbytur Alma Arrazi dhe fëmijët e saj.

Tani po kërkohen ende Alma Arrazi dhe djali 3 vjeçar.

Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd