Transmetuar më 06-05-2024, 15:24

ITALI- Drejtuesi i programit Report, Sigfrido Ranucci, ka zhvilluar sot një konferencë shtypi me gazetarët e huaj e i shoqëruar nga Drejtuesi i sindikatës së gazetarëve Daniele Macheda e nga drejtuesi i Fenderatës Kombëtare të Medias italiane Vittorio Di Trapani në lidhje me grevën e gazetarëve të RAI. I pyetur nga gazetarja e Syri Tv, Alba Kepi, Ranucci i ka dhënë përgjigje pyetjeve të shumta që publiku shqiptar ka shprehur gjatë ditëve të fundit, mbi vijimin e reportazhit investigues mbi Shqipërisë. Ranucci theksoi se brenda këtij muaji do të transmetohet puntata e dytë e këtij reportazhi në lidhje me Shqipërinë.

A jeni censuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama?

Ranucci: Jo asnjë censurë e gjatë këtyre ditëve jam përpiqur t’i përgjigjem në rrjetet sociale dhe interesit të lartë të publikut shqiptar. Asnjë censurë.

Pse nuk u transmetuar vazhdimi i reportazhit investigativ mbi Shqipërinë Shqipërinë?

Ranucci: Po punojmë për t’u rikthyer me materiale të tjera më të thelluara në analizën e nevojshme e duke respektuar kohën televizive. kemi respektuar disa invefstigime të tjera që kanë prioritet pasi për pak hymë në fushatën elektorale të zgjedhjeve europiane e duhet të respketojmë dhe par condition politik. Puntata mbi Shqipërinë do të jepet rregullisht shumë shpejt. Nuk kemi pasur presion. Shumë na kanë kritikuar, dhe vetë Kryeminsitrja Meloni që e ka quajtur reportazhin tonë "një lincim ndaj popullit shqiptar".

Dua ta rikthesoj, asnjë lincim madje sic e provuan dhe sondazhet në Shqipëri, 84% e publikut shqiptar mendon se faktet e këtij repotazhi janë të vërteta. Ajo që më vjen keq është se si një Kryeministre italiane nuk ka besim në një televizion publik i shtetit italian. Brenda muajit do të transmetojmë puntatën e radhës së Report mbi Shqipërinë

Ranucci: Kam mesazhuar me të.

A do të realizoni një intervistë televizive me KM shqiptar me kushtet që ai ka kërkuar, live e jo e montuar?

Intervista me KM shqiptar do të respektohet si kreu i një qeerie e sic respektohet cdo kush që intervistohet nga Report. Nëse ai do pranojë intervista do të rfespektojë formatin e Report, mendimi i tij do të përcillet ashtu sic e shprhe, në mënyrë të integrale e nujk do të bëjmë prerje të , i shkruan ai, janë të certifikuara koncepteve e përmbajtjes që ai do përcjellë.

Si komentoni akuzat e Ramës se investigimi juaj është fals.mbi sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë janë jo të vërteta?

Ranucci: Ne kemi përgjigjet e Agacit, janë të certifikuara sic na i ka përcjellë, Ne bëjmë punën e nuk kemi bërë akuza por kemi sjellë kontekstin e gjithckaje. Nuk kemi goditur përgjithësisht, por kemi dhënë emra e mbiemra të politikanëve të përfshirë në ngjarjet e korrupsionit. Trasparency International ka dokumentuar Shqipërinë si vend i përfshirë në ngjarje të rënda korruptive.

Një komenti i juaji si gazetar pse dhe si e shihni mbrojtjen që Kryeministrja Meloni bëri ndaj homologut të saj shqiptar?

Ranucci: E shoh si solidaritet mes kryeministrave, ashtu sic kemi ne gazetarët me njëri-tjetrin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd