Transmetuar më 06-05-2024, 14:28

Vajza e hallës e ka akuzuar 53-vjeçaren se shkonte me burrin e saj, kur ky i fundit ishte gjallë.

Gruaja 53-vjeçare iu është përgjigjur akuzave të hedhura në drejtim të saj në emisionin "Me zemër të Hapur" në News 24.

53-vjeçarja ka thënë se vajza e hallës ia ka vënë duart në fyt, duke shtuar se akuzuesit janë njerëz të ndyrë e se gjithçka është trillim.

Gruaja 53-vjeçare: Unë kësaj zonje i kam thënë se çfarë akuzash ke për mua, m’i thuaj ballë për ballë. Unë zonjës i kam trokitur në mënyrë të kulturuar. Ajo më vuri dorën në fyt, unë thjesht i thashë se dua të sqarohem me ty.

Pas vdekjes së Filipit, burrit të saj, më ka akuzuar për shumë gjëra. Më ka thënë se kam pasur marrëdhënie me burrin e saj, nuk e kuptoj sesi paskam pasur marrëdhënie unë me burrin e saj.

Ajo ka hedhur mua baltë. Prokuroria e hetuesia të hetojë. Këta janë njerëz të ndyrë që nuk kanë dinjitet dhe karakter.

Të shkojnë të vizitohen se kanë ikur nga mendja, se çfarë bëj unë është puna ime. Ajo është magjistare, bën gjërat sipas magjive të zeza.

Bën magji të zeza, unë kam frikë vetëm nga Zoti. Kjo po më degjeneron, sepse burri i saj nuk ka ardhur ndonjëherë tek unë.

Pse i thotë këto akuza, pasi Filipi ka vdekur. Ta thoshte kur Filipi ishte gjallë, që të ballafaqoheshim, Filipi ka qenë drogaxhi, kush i shkonte nga pas.

Ose do jetoj unë ose ajo, se kjo është akuzë e rëndë. Është bërë gjyq për këtë gjë, do të flasë Prokuroria.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd