Transmetuar më 07-05-2024, 07:55

Vinicius Jr. tashmë ka më shumë tituj të La Liga-s me Real Madridin sesa Cristiano Ronaldo. Braziliani ka tre tituj kampioni të Spanjës në palmaresin e vet. Një shifër që i kalon dy titujt që CR7 arriti të fitonte me skuadrën merengues.

Pavarësisht se ishte një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e Real Madridit, ylli portugez arriti ta fitonte kampionatin spanjoll vetëm dy herë. Bashkë me këto dy tituj, Ronaldo ka fituar me fanellën e bardhë edhe 4 Liga të Kampionëve, 3 Botërorë për Klube, 3 Superkupa Evropiane, 2 Kupa të Mbretit dhe 2 Superkupa Spanjolle.

Nga ana tjetër, Vinicius tashmë ka arritur të fitojë 3 tituj të La Liga-së (2020, 2022 dhe 2024). Ylli brazilian gjithashtu e shton palmaresin e tij me skuadrën e bardhë: një Champions League, një Kupë Mbreti, 2 Superkupa Evropiane, 2 Botërorë për Klube dhe 3 Superkupa Spanjolle.

Numri 7 aktual i Real Madridit tashmë ka arritur të futet në sallonin e legjendave të bardha si Cristiano me La Liga-t e fituara me Real Madridin. Më tej, këtë të mërkurë ai ka mundësi t’i afrohet, të paktën duke u kualifikuar në finale, me 4 Champions League, sa portugezi fitoi me "Los Blancos".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd