Transmetuar më 06-05-2024, 13:48

E shoqja e 69-vjeçarit Thoma Mastora, i cili akuzohet se dhunoi për vdekje çiftin e të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç, në fshatin Bodrishtë të Dropullit, ka shpërthyer në lot para gazetarëve.

E moshuara e tronditur është shprehur se i shoqi mori në qafë dy pleq, duke shtuar se “le të vinte të shkarkonte tek unë, më mira mua, jo botën”, teksa ka shpërthyer në lot.

Eftiqia Mastora u shpreh se pas arrestimit nuk e ka takuar bashkëshortin e saj dhe deklaroi se ai s’ka më punë.

Gjithashtu tregoi se i shoqi kishte marrë një kredi bankare pa dijeninë e saj dhe se këtë fakt e kishte marrë vesh nga policia.

Eftiqia Mastora: Le të shkarkonte tek unë, u zu andej, të vinte t’i shkarkonte tek unë, siç bënte sa herë. Më mirë mua, jo botën. Çfarë i mungonte atij, i munguan ilaçet atij? Pse të marrë kredi pa më pyetur mua. Çfarë faji kam unë tani, çfarë të bëj, të vras veten? Është mëkat, çfarë të bëj. Nuk mendoi as për mua, as për djalin. Ku kam unë fuqi? Ku të mbytem?

Kërkoj ndjesë, nuk kam çfarë të them. Unë nuk jam e zonja të vras një gjë që më del rrugë, jo të bëj atë punë. Nuk kam çfarë të bëj më, më thoni dhe juve çfarë të bëj? Më mbaroi. S’më dilnin hallet e mia, sëmundjet e mia, mua më ka mbaruar. Nuk ka më punë me mua, s’ka më falje.

Kërkoj ta di tek cila bankë ka marrë kredi apo kush e ka ndihmuar. Do më lërë pa shtëpi. Më tha polici çfarë pune ke me policinë, nuk di gjë. Nuk e di se sa lekë ka marrë, u çmenda fare. Kush e ndihmoi që të marrë kredinë, nga policia e mora vesh.

Unë takoj atë? Për çfarë, çfarë t’i them, që more në qafë dy pleq? Çfarë ti them unë e shkreta (Qan). 1.5 milionë ia kam dhënë unë për makinën, se u çmend donte makinë, i kam marrë tek motra ime dhe ia kam dhënë atij qeni.

Çfarë i bëri lekët? Unë kam vetëm rrogën time, jo ilaçe, nuk më dalin. S’më ka thënë që ka marrë kredi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd