Transmetuar më 06-05-2024, 13:19

Pas problemeve të ndryshme financiare të viteve të fundit, Barcelona po hyn ngadalë në pajtueshmëri me "fair play finaciar". Megjithatë, edhe kësaj vere do t’i duhet ende të ulë kufirin e pagave (aktualisht i barabartë me 174 milionë euro).

Për këtë arsye nuk mund të përjashtohet mundësia e sakrifikimit të disa lojtarëve të mëdhenj. Mes tyre mund të jetë edhe Robert Lewandowski, lojtari më i paguar në skuadër. Sulmuesi polak ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë në merkato këtë verë.

Arabia Saudite ka kohë që është në lidhje me ish-lojtarin e Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, kush e di nëse kjo mund të jetë koha e duhur për një transferim. Nga ana tjetër, sipas "The Sun", Barcelona ka identifikuar edhe profilin e duhur për ta zëvendësuar atë: Darwin Nunez.

Tabloidi anglez shkruan se sulmuesi i Liverpool-it, duke fituar rreth një të katërtën e Lewandowskit, do të plotësonte parametrat e klubit Blaugrana. Të kuqtë duhet të vendosin nëse do ta shesin apo jo. Kujtojmë se uruguajani ishte një nënshkrim rekord për "Reds", kushtoi gati 100 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2028 me klubin e Merseyside.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd