Transmetuar më 06-05-2024, 12:03

Thomas Müller, lojtar dhe trajner i gjigantëve bavarezë… Një hipotezë e papritur, teksa Bayern Munich duhet t’iu përgjigjet refuzimeve të ndryshme të marra deri tani për pasuesin e Thomas Tuchel. Pas refuzimeve të Xabi Alonso, Nagelsmann dhe Rangnick, ka ardhur edhe ai i Schmidt. "Nuk jam në merkato, kam një punë te Benfica", – tha ai.

Nëse Tuchel duket i gatshëm për të vazhduar punën e tij në Bavari ("asgjë nuk është e pamundur"), klubi nuk duket i gatshëm të tërhiqet nga vendimi i marrë. "Nuk ka asnjë mundësi që Tuchel të vazhdojë", – tha drejtori sportiv, Freund. Presidenti Hainer shtoi: "Me Tuchel kemi një marrëveshje deri në fund të sezonit".

Në këtë pikë ka lindur një ide, një zgjidhje e paparashikueshme deri pak ditë më parë: Thomas Müller. Veterani i skuadrës së Tuchel ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025. Bavarez që nga lindja, ai ka luajtur vetëm për Bayernin në karrierë.

Muller përfaqëson në çdo mënyrë sloganin e klubit "Mia san Mia" dhe për këtë arsye krenarinë bavareze. Ai mund të jetë lojtar-trajner për një vit, duke nisur kështu edhe karrierën e tij të re në trajning. Klubi kishte menduar tashmë për të në shkurt, kur u diskutua mundësia e punësimit të një trajneri provizor.

Më pas u vendos që të vazhdohej me Tuchel deri në fund të sezonit. Müllerit do t’i bashkohej në rolin e trajnerit Hermann Gerland, zëvendës historik i klubit bavarez dhe përgjegjës për sektorin e të rinjve (ishte ai që nënshkroi me Zirkzee në një moshë shumë të re).

"Jam shumë i befasuar nga refuzimi i Rangnick, – pranoi drejtori i përgjithshëm Max Eberl. – Ne folëm shumë, madje edhe mirë, ishim në rrugën e duhur. Meqë ai thotë jo, ne duhet ta pranojmë dhe t’i urojmë më të mirën për të ardhmen.

Do të vazhdojmë të kërkojmë një trajner tjetër. Megjithatë, ne mbetemi të sigurt se jeta është emocionuese. Kur një derë mbyllet, të tjerat që ishin të paimagjinueshme disa ditë më parë mund të hapen. Një referencë për hipotezën e Müllerit?

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd