Transmetuar më 06-05-2024, 11:32

Shtetasi Thoma Mastora, i cili ra në prangat e e policisë, pasi dyshohet si autori kryesor për vrasjen e çiftit të të moshuarve Kosta Ilia 84-vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88-vjeçe, në fshatin Brodishtë të Dropullit.

Lidhur me këtë ngjarje, ka folur edhe bashkëshortja e tij. E pikëlluar dhe me lot në sy ajo është shprehur se autoritetet duhet t’u shkojnë deri në fund hetimeve dhe nëse burri i saj është fajtor, të marrë dënimin e merituar.

“Më mirë të më kishte vrarë mua. Unë për vete time nuk e besoj, ligji, shteti të bëjë veprimet e veta. Unë si gruaja e tij nëse e ka bërë që sot e tutje nuk është burri im. Pse të mos isha në varrim, pro kisha policinë. Pse të mos isha fshatarët e mi ishin. Unë varje, ja thashë e dhe policisë sikur djali im të jetë varje”, tha ajo.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, por edhe mosmarrëveshjeve që autori ka pasur me 84-vjeçarin prej disa kohësh.

Kujtojmë që çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84-vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88vjeçe, u gjetën të vdekur mëngjesin e datës 2 Maj në oborrin e shtëpisë së tyre, në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd