Transmetuar më 06-05-2024, 11:07

Roy Keane, ish-kapiteni i Manchester United dhe tani komentator televiziv, e kishte kritikuar Erling Haaland, duke e quajtur atë një lojtar të kategorisë së katërt për nivelin e tij. Sulmuesi norvegjez, i cili shënoi 4 gola ndaj Wolverhampton në ndeshjen e fundit të Premier League, vendosi të mbrohet para mediave: “Nuk më intereson fare ai njeri”.

Një përgjigje e shkurtër dhe koncize për t’i bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj legjendës së "Djajve të Kuq", i cili gjithashtu kishte dëmtuar rëndë babanë e tij Alf-Inge me një ndërhyrje horror në vitin 2001, duke e detyruar atë të tërhiqej nga futbolli.

Sulmuesi norvegjez shënoi 4 gola gjatë fitores 5-1 të së shtunës ndaj Wolves, por sërish u shfaq i pakënaqur kur Pep Guardiola vendosi ta zëvendësonte 8 minuta para fundit të lojës. Haaland shkëmbeu fjalë me trajnerin e Manchester City dhe u shfaq i pakënaqur, teksa zuri vendin e tij në pankinë.

“Ne e pamë Haaland duke u larguar nga fusha jo shumë i lumtur, duke u sjellë si një fëmijë i llastuar. Për shkak se e fituan thellë ndeshjen dhe ai shënoi gola është pothuajse i harruar”, –  tha eksperti i “Sky Sports”, Keane, përpara ndeshjes së Liverpool-it kundër Tottenham.

I pyetur nëse një veprim i tillë ishte i pranueshëm, duke pasur parasysh se Haaland kishte shënuar 4 gola, Keane shtoi: “Jo, jo në të vërtetë. Jo nuk është veprim i pranueshëm".

Keane e krahasoi lojën e përgjithshme të Haaland me atë të një "lojtari të Ligës 2", pas barazimit 0-0 të City me Arsenalin, në fund të marsit, vërejtjeje që sulmuesi norvegjez iu përgjigj pas lojës me Ë///olves: "Nuk më intereson shumë ai njeri, kështu që është në rregull".

Keane pati një grindje të gjatë me babain e Haaland, Alf Inge, u përjashtua për një ndërhyrje të tmerrshme ndaj ish-lojtarit të Manchester City më 2001.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd