Transmetuar më 06-05-2024, 09:53

Lautaro Martinez mendon shumë. Dhe gjithmonë i veshur me fanellën e Interit. “Il Toro”, duke folur në “Che tempo che fa”, u ndal te rinovimi i kontratës, titulli i yllit të dytë zikaltër dhe objektivi Champions League.

Këto janë fjalët e sulmuesit argjentinas, duke nisur nga një “martesë” gjithnjë e më solide me zikaltrit: "Rinovimi? Le të shpresojmë. Nëse unë jam flamuri i Interit? Kështu thonë. Arrita këtu dhe të gjithë njerëzit më trajtuan në një mënyrë të veçantë.

Ata që punojnë në klub, gjithashtu tifozët më ndihmuan shumë. Jam mirënjohës për të gjitha këto. Në futboll nuk e di kurrë se çfarë ndodh, por jam i sigurt se familja ime ndihet mjaft mirë në Milano”.

Pra, kapiteni i Interit tregoi edhe një herë të gjithë lidhjen e tij me ngjyrat zikaltër, në mes të diskutimeve për zgjatjen e kontratës ekzistuese, që i skadon në vitin 2026: "Fitimi i yllit të dytë në fushën e kuqezinjve ishte i veçantë.

Ne bëmë histori. Kur Milani fitoi titullin dy vite më parë, ne vuajtëm shumë. Nuk do ta harrojmë kurrë ditën e derbit që na dha titullin. Meqë po bëheshin llogaritë për ta fituar titullin, data e derbit ishte e veçantë për ne”.

Argjentinasi shpalos objektivat për të ardhmen: "Pasi kam fituar Kupën e Botës me Argjentinën, tani ëndrra ime është Liga e Kampionëve me Interin”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd