Transmetuar më 06-05-2024, 09:42

Juventusi merr një pikë të mirë ndaj Romës, e cila i afron bardhezinjtë me rikthimin në Champions League. Një barazim i cili është pak i dobishëm për verdhekuqtë, veçanërisht pas ndalimit të Bologna. Për kualifikim gjithçka mbetet për t’u vendosur, por 1-1, mbi të gjitha favorizon skuadrën e Allegrit.

Në “Olimpico”, goli i shumëpritur nga Lukaku zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Bremer gjeti golin e barazimit. Një barazim që nuk e ndryshon renditjen, por i jep Atalantës më shumë shanse në Champions League, me dy ndeshje më pak.

Në çdo rast, periudha pa fitore e Juventusit vazhdon, tashmë në vazhdimësi, me një barazim si rezultat përfundimtar: i katërti radhazi erdhi kundër Romës, i 14-ti në sezonin 2023-2024 në Serie A.

“Rrezikuam të humbnim një ndeshje që nuk kishim arritur ta fitonim, pavarësisht disa situatave të favorshme, – tha Max Allegri, trajneri i Juventusit për nervozizmin në fund. – Në dy minutat e fundit rrezikuam ta humbnim atë.

Juventusi ka grumbulluar 9 pikë në 9 ndeshjet e fundit, me fazën e dytë ku ka dëshmuar ritëm shumë të ngadaltë? Ka keqardhje që fituam vetëm dy herë në periudhën e fundit, por futbolli është i pamëshirshëm. Në disa periudha gjërat shkojnë mirë për ty, në të tjerat jo.

Kur humbet objektivin kryesor, atëherë tenton të ngadalësosh. Ne patëm një avantazh të madh ndaj ndjekësve dhe më pas gjithçka ndodhi mes skualifikimeve, dëmtimeve. Mbi të gjitha mos harroni mungesat në mesfushë, sidomos Pogba dhe Fagioli.

Ne kishim Chiesa në fazat e alternuara, thjesht prania e Pogba i ka frikësuar gjithmonë kundërshtarët. Me pak fjalë, jemi afër Ligës së Kampionëve, çka është objektivi ynë. Gjithashtu na pret finalja e Kupës së Italisë, pastaj do të shohim.

Mesfusha është ajo që e bën ekipin të funksionojë. Nëse luan mirë ky repart, sulmi funksionon mirë. Nëse luan keq, mbrojtja është më pak e mbrojtur. Kemi punuar në limitet tona gjatë sezonit”.

Kupa e Italisë vendos shumë edhe për të ardhmen e trajnerit: “Nuk e di nëse klubi do të vendosë para apo pas finales, shpresojmë të vijmë këtu në Romë për të arritur një objektiv të rëndësishëm”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd