Transmetuar më 06-05-2024, 09:13

Milani nuk di më si të fitojë. Autogoli i Thiaw në fund e dënoi “Djallin” me barazimin 3-3 në shtëpi ndaj Genoa, duke rritur pakënaqësitë në një mjedis të elektrizuar nga thashethemet për trajnerin e ardhshëm.

Stefano Pioli, në fund të ndeshjes, iu është përgjigjur me forcë pyetjeve për të ardhmen e tij. Po kështu ka thënë fjalën e tij për protestën ndaj klubit, që u zhvillua në “San Siro”:

“E nisëm keq, në 20 minutat e para nuk patëm qëndrueshmërinë e duhur, por më pas krijuam shumë duke luajtur lojën tonë. Nuk është çështje qëndrimi apo angazhimi, pastaj pësuam atë gol, i cili duhej të ishte shmangur.

Tifozët kanë zgjedhur këtë formë proteste, duhet vetëm t’i respektojmë. Ata kanë qenë gjithmonë një vlerë e shtuar për ne, duhet të jemi të fokusuar në fund të sezonit. Aventura ime te Milani mund të jetë në kreditet e fundit? Ju mund të përdorni çfarëdo termi që dëshironi.

Eleminimi nga ‘Europa League’ ndikoi, mund të kishim bërë më mirë kundër Romës. Në bilancin final të sezonit do të jetë edhe ky aspekt negativ. Leao u zëvendësua? Kur bëj zëvendësime, nuk mendoj të bëj gjëra të forta apo të provoj diçka. Rafa nuk luajti shumë dhe Okafor bëri më mirë. Jo të gjitha ndeshjet janë të njëjta".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd