Transmetuar më 05-05-2024, 23:18

Bota e futbollit në zi! Çesar Luis Menoti, ish-trajneri kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Menoti udhëhoqi kombëtaren bardhekaltër drejt suksesit të parë në Kupën e Botës të fituar në shtëpi. Lajmin e hidhur e bëri publike Federata Argjentinase e Futbollit në një deklaratë zyrtare: “Federata Argjentinase e Futbollit shpreh me keqardhje dhe pikëllim të madh për vdekjen e César Luis Menottit, drejtor aktual i ekipeve kombëtare argjentinase dhe ish-trajner kampion bote. Lamtumirë i dashur Flaco!”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd