Transmetuar më 05-05-2024, 19:22

Policia greke ka zbuluar nje armë zjarri pistoletë brenda burgut “Koridhalos” ku vuajnë dënimin shumë shqiptarë. Arma e zjarrit e llojit pistoletë bashkë me 19 fishekë u gjet brenda një muri.

Arma u gjet me një detektor metali dhe pas shpimit në mur, ndërsa u konstatua se ishte e ndarë në pjesë të veçanta, të cilat ishin mbështjellë me 6 pako të improvizuara.

Qelia ku u gjet arma rezulton të jetë bosh prej muajit Gusht 2023. Policia greke ka nisur hetime intensive për të zbuluar mënyrën e futjes së armës në burg, autorët dhe arsyet pse do përdorej.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd