Transmetuar më 05-05-2024, 18:18

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçoves në Përmet duke pësuar lëndime serioze në kokë dhe pjesë të trupit.

Ajo është transportuar ne Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje më të specializuar.

Ndërkohë që gjendja e saj ka qene serioze për jetën, është përcjellë para pak minutash me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjese e një grupi turistësh gjermanë që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçove dhe teksa ishte duke fotografuar, ka rënë në ujëvarë ku dhe është lënduar rëndë në koke.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd